Foto: Ilustrim

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Një person pa shenja jete është gjetur sot pasdite në Rrugën “Xhemajli Berisha” të Prishtinës.

Lajmin për vdekjen që policia e konsideron të dyshimtë, e bëri të ditur për KALLXO.com Agron Borovci, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës.

“Me datën 24.04.2018 rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë për një person te alivanosur në Rrugën Xhemajli Berisha. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ekipet e ndihmës së shpejtë të cilat kanë konstatuar se personi është pa shenja jete”, tha Borovci.

Sipas Borovcit, rasti i vdekjes po hetohet, ndërsa i vdekuri ishte i moshës 70 vjeçe.

Sot edhe në rrugën Gjakovë- Goden u gjet pa shenja jete brenda makinës aktori Art Kurti.