Foto: Ilustrim

Gjendet Një Trup i Pajetë në Prizren

Policia në rajonin e Prizrenit raportoi se sot në mëngjes është gjetur një trup pa shenja jete në këtë qytet.

Sipas Policisë, trupi i personit të paidentifikuar është gjetur në orën 7:18 në rrugën “Brigada 125”.

“Pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i hetuesve rajonalë dhe krim teknika. Po ashtu në vendin e ngjarjes ishte edhe prokurori i shtetit dhe mjeko ligjorët të cilët e kanë marrë trupin e pa jetë për autopsi me qellim te vërtetimit te shkakut të vdekjes”, thuhet në komunikatën e Policisë.