Foto: Ilustrim

Gjendet një person i vdekur afër Liqenit Akumulues

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 17:00 në afërsi të Liqenit Akumulues në Mitrovicë është gjetur një trup pa shenja jete.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 17:00 në afërsi të Liqenit Akumulues në Mitrovicë është gjetur një trup pa shenja jete i gjinisë femërore”, theksoi Zahiti.

Ende nuk dihet se kush është personi që është gjetur i vdekur ndërkohë që Policia po i zhvillon hetimet.