Gjendet një mjet i pashpërthyer në Shashkovc të Prishtinës

Në fshatin Shashkovc të komunës së Prishtinës një burrë ka informuar se gjatë punimit të tokës ka vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.

Sipas raportit të Policisë, Njësiti për Deminim i FSK-së dhe KFOR-it amerikan kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.

KALLXO.com shkroi edhe për gjetje të mjeteve tjera shpërthyese dhe asgjësimin e tyre.