Ilustrim

Gjendet një Granatë në Qyshk të Pejës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Qyshk të Pejës është gjendur një mjet shpërthyes.

Një qytetar shqiptar ka njoftuar se në një shtëpi të pa banuar ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, granatë dore.

Njësia për deminim e FSK-së mjetin në fjalë e ka tërhequr në mënyrë të sigurt dhe pa asnjë problem, thuhet në raportin e Policisë.