Foto-ilustrim

Gjendet një Granatë në një Objekt të Pabanuar

Një granatë dore është gjetur dhe larguar nga një objekt i pabanuar në Kishnarekë të Drenasit.

Në Kishnarekë të Drenasit, sipas raportit të policisë është gjetur dhe larguar dje një granatë dore e tipit M59.

NDËRLIDHUR

Gjetjen e kësaj granate e kishte raportuar një person, ndërsa objekti ku ajo u gjet ndodhej në afërsi të shtëpisë së tij.

Granata është larguar në mënyrë të sigurt nga Njësiti për Deminim i FSK-së.

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur dje edhe në Carabvik të Klinës.

Gjetjen e këtij mjeti e kishte raportuar në polici një person që kishte thënë se mjetin shpërthyes e kishte gjetur në oborrin e tij derisa po punonte.

Mjeti që policia e ka vlerësuar të kategorisë N9 është larguar nga njësitë për deminim të FSK-së e KFOR-it.

KALLXO.com ka shkruar edhe më herët për gjetje të mjeteve shpërthyese.

13 Tetor 2017 - 12:03

Bekim Muhaxheri 13/10/2017 - 12:03
NDËRVEPRIMI2

Gjendet një Granatë në një Objekt të Pabanuar

by Bekim Muhaxheri
NA NDIQNI

Send this to a friend