Gjakova. Foto: Kallxo.com

Gjendet i vdekur një person në lokalin e tij në Gjakovë

Një person është gjetur i vdekur në rrugën “Ismail Qemali” në Gjakovë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, tha për KALLXO.com se mbrëmë rreth orës 23:17, policia ka pranuar informacion se një person është gjetur i vdekur në një lokal në Gjakovë.

“Viktima, një 58 vjeçar, është gjetur i vdekur në lokalin e tij privat në rrugën “Ismajl Qemali”. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, tha Podrimaj.

Ajo shtoi se rasti po vazhdon të hetohet nga policia.