I Gjenden në Oborr Drutë e Vjedhura

Policia ka arrestuar një person në rajonin e Pejës nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka vjedhur dru në Parkun Nacional.

Sipas raportit të Policisë, gjatë kontrollit në oborrin e tij janë gjetur dhe konfiskuar drunjtë që janë prerë në park.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 9:50.