Gjenden Granata në një Fshat të Gjilanit

Dy granata dore të pashpërthyera janë gjetur në fshatin Cërnicë të Gjlanit, raporton KALLXO.com.

Policia e Kosovës ishte njoftuar gjatë ditës se afër oborrit të shkollës në fshatin Cërnicë janë parë mjetet shpërthyese.

Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit tha për KALLXO.com se në vendngjarje nuk pati incidente.

“Pas drekës, Policia e Kosovës e ka pranuar një informatë se afër oborrit të shkollës në fshatin Cërnicë, afër 200 metra prej shkollës janë parë dy granata dore të pashpërthyera. Policia e Kosovës ka dalë në vend të ngjarjes, janë lajmëruar edhe FSK-ja dhe tani janë duke u ndërrmarë të gjitha veprimet që mjetet e dyshimta të tërhiqen nga vendet. Nuk ka lëndime, nuk ka dëme, dyshohet që grantat e dorës janë të vjetra”, tha Hashani