Marijuanë e zbuluar nga policia| Foto: Arkiv

Gjenden 2 Kilogramë Marijuanë Gjatë një Kontrolli

Dy persona të dyshuar janë arrestuar nga policia në Prizren për posedim të narkotikëve.

Sipas raportit të policisë, të dyshuarit janë arrestuar dje rreth orës 15:00 në rrugën “Xhemë Muzaku” në Prizren.

Gjatë kontrolli në shtëpinë e të dyshuarve policia ka gjetur dhe konfiskuar 2 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marijuanë.

Me vendim të prokurorit njërit nga të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

KALLXO.com ka shkruar edhe për aksione tjera tq policisë kundër drogës.