Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

Gjashtë të Lënduar në Aksident Trafiku

Gjashtë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor pasi kanë marrë lëndime në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në afërsi të Vushtrrisë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fabrikës “Llamkos” në Vushtrri dhe në të kanë qenë të përfshira dy vetura civile.

“Si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti për KALLXO.com.

Ai tha se sipas rrethanave të vendit të aksidentit, shkaktar i tij konsiderohet të jetë mosmbajtja e distancës.