Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

Gjashtë të Lënduar në Aksident Trafiku në Deçan

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Pozhar të Deçanit.

Sipas raportit të policisë gjashtë personat e lënduar janë dërguar në tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

Njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK në Prishtinë.

KALLXO.com shkroi dje edhe për gjashtë të lënduar tjerë në një aksident në Runik të Skenderajt.

http://kallxo.com/6-te-lenduar-ne-aksidentin-ne-magjistralen-mitrovice-peje/