Gjashtë Aksidente për Dy orë në Prishtinë

Prej orës 7:00 deri në orën 9:00 të mëngjesit gjashtë aksidente kanë ndodhur në Prishtinë.

Lajmin për këto aksidente e bëri të ditur për KALLXO.com Florie Ahmeti-Haziraj, zëdhënësja e Policisë Rajonale në Prishtinë.

Sipas Ahmeti-Hazirajt katër aksidente me dëme materiale në këtë periudhë kohore kanë ndodhur në Veternik.

Zëdhënësja e policisë tregoi se një aksident tjetër ka ndodhur afër aeroportit, ndërsa, sipas saj, aksidenti i gjashtë në mëngjes ndodhi në Vranidoll, fshat që ndodhet në Magjistralen Prishtinë-Podujevë.

KALLXO.com ka shkruar edhe për aksidente tjera.