Gjakova Bëhet me Kamion të Ri për Zjarrfikësit

Kamioni do të dhurohet nga zjarrfikësit e Holandës me ndërmjetësimin e një ish-polici holandez nga misioni EULEX në Kosovë, Ëim Beeren.

Komuna e Gjakovës do të përfitojë nga një donacion ndërkombëtar një kamion modern për fikjen e zjarrit që do të shërbejë në brigadën e zjarrfikësve të Gjakovës.

Ëim Beeren , një ish-polic i misionit EULEX-it i cili shërbeu në Gjakovë vite më parë, ka bërë ka bërë të ditur se së bashku me miqtë e tij kanë grumbulluar fonde për ta sjellë kamionin në Kosovë.

“Në një njoftim të dërguar në e-mailin e kryetares Mimoza Kusari – Lila, polici holandez ka bërë të ditur se makina tashmë është siguruar ndërsa ai bashkë me miqtë e tij kanë grumbulluar fonde të mjaftueshme të cilat nevojiten për ta sjellë makinën në Gjakovë.” thuhet në komunikatën e lëshuar nga kjo Komunë.

Sipas njoftimit të z. Beeren, kamioni i zjarrfikësve pritet të mbërrijë në Gjakovë në ditët e para të shtatorit, ndërsa prej momentit të mbërritjes do të jetë në shërbim të zjarrfikësve gjakovarë.

Ndryshe, ish – polici i EULEX-it Ëim Beeren ka shërbyer për disa muaj në komunën e Gjakovës, me ç ‘rast nga ky qytet  ka ikur me mbresat më të mira për mikpritjen që ka hasur nga vendasit.

Atij veçanërisht ka thënë se i ka bërë përshtypje të madhe entuziazmi i zjarrfikësve gjakovarë të cilët edhe në mungesë të kushteve më elementare për punë kanë arritur të tregojnë suksese të mëdha në detyrat e tyre.

Për këtë, ai kishte premtuar se do të angazhohet për sigurimin e donacioneve që solli si rrjedhojë këtë kamion.