Festimi i nëntë vjetëve të shpalljes së pavarësisë | Foto: Atdhe Mulla

Gëzimi i Fëmijëve për Nëntë Vjetët e Shtetësisë

Disa nga fëmijët që u fotografuan nga Atdhe Mulla teksa festonin nëntë vjetët shtet të Kosovës, mund të kenë moshë sa shteti i tyre.

Shumica e fëmijëve u shfaqën të gëzuar, duke vallëzuar ose mbajtur flamuj, por kishte edhe të atillë që shikonin larg, ndoshta në të ardhmen e tyre e të shtëtit, edhe pse të vegjël.

Njëri nga fëmijët e fotografuar mbante në kokë një plis në të cilin ishin shkruar fjalët “Pa Viza” dhe shkronjat EU që simbolizojnë shkurtesën për Bashkimin Europian.

Kosova sivjet festoi vitin e nëntë të shpalljes shtet, ndërsa kosovarët janë të vetmit në Ballkan që ende duhet të nxjerrin viza për të udhëtuar në Zonën Shengen.

pavarsia-17-001 pavarsia-17-003 pavarsia-17-004 pavarsia-17-005 pavarsia-17-006 pavarsia-17-009 pavarsia-17-010 pavarsia-17-012