Salih Salihu (VV) në Debat pernime. Foto: Atdhe Mulla

GDP Kërkon Debat Parlamentar për Sigurinë e Ushqimit

Grupi Parlamentar të Deputetëve të Pavarur planifikon të kërojkë një debat të veçantë parlamentar në lidhje me cilësinë dhe sigurinë e ushqimit në Kosovë.

Këtë e bëri të ditur, deputeti Salih Salihu përmes një statusi në Facebook ku shprehu shqetësim lidhur me aferën e fundit cilësinë e mishit të importuar nga Belgjika në Kosovë.

“Aktualisht Kosova importon sasi të larta të ushqimit për të cilat besohet se nuk i përmbushin kriteret minimale për cilësi dhe siguri, pra janë jashtë çdo norme të cilësisë. Në këtë kuptim, mallrat e ardhura në Kosovë besohet se prodhohen në linja të veçanta të dedikuara për tregun tone” , shkroi Salihu

Ai për këtë situatë e fajësoi mosfunksionimin e mirëfilltë të institucioneve,

“Në mungesë të funksionimit të institucioneve të vendit, sidomos Agjencionit te Ushqimit dhe Veterinarisë si dhe doganave të Kosovës, vendi ynë Kosova është bërë poligon i futjes së mallrave më cilësi dhe siguri ushqimore të ulët të ushqimit nga vendet fqinjë dhe më gjërë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin publik te qytetarëve tanë”, përfundoi Salihu.

http://kallxo.com/ekskluzive-prokuroria-zbulon-minj-te-ngordhur-ne-fabriken-e-mishit/