Gazmend Muhaxheri Përgjigjet për Dy Vitet e Drejtimit të Pejës

Këtë të diel, kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri do të  tregojë çfarë ka bërë në dy vitet e para të qeverisjes së tij në këtë komunë.

Në “seancën” e asamblesë komunale të Pejës të moderuar nga jeta Xharra, Muhaxheri do të flasë para saj dhe asamblistëve komunalë për premtimet që ka dhënë dy vjet më parë kur garonte për ta drejtuar komunën.

Sa janë realizuar premtimet e Gazmend Muhaxherit këto dy vjet? Çfarë thotë Muhaxheri për qeverisjen e tij? Cilat janë dështimet e Komunës së Pejës, sipas opozitës? Cilat janë të gjeturat e ekipit hulumtues të “jeta në Komunë” për Pejën?

Këto janë disa nga temat që do debatohen mes Kryetarit Muhaxheri, Jeta Xharrës dhe asamblistëve.

Gjatë debatit do të diskutohet edhe për punësimet politike të Gazmend Muhaxherit, aferat në zyrën e prokurimit dhe temat tjera me rëndësi për qytetarët e Pejës.

Debati për Pejën do të transmetohet të dielën në RTK në orën 11:00.