Gazmend Muhaxheri, LDK, Pejë. Foto: Atdhe Mulla

Gazmend Muhaxheri Dënohet nga PZAP

Një baner i kandidatit për kryetar të Pejës nga radhët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri, i ka kushtuar me gjobë prej 1.100 euro.

NDËRLIDHUR

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP e ka gjetur të bazuar ankesën e parashtruar nga BIRN dhe Internews Kosova, me anë të së cilës paraqitej se si një baner i Gazmend Muhaxherit ishte vendosur brenda oborrit të çerdhes publike.

LDK, dega në Pejë, është arsyetuar duke thënë se billbordi ishte i vendosur me leje të Komunës dhe se ishte i dedikuar ekskluzivisht për reklamim dhe se fotografia është jashtë objektit dhe se ankuesi është përpjekur të minimizojë distancën.

PZAP nuk i ka gjetur të mbështetura arsyetimet e ankuesit dhe si rrjedhojë i ka shqiptuar gjobën prej 1.100 euro.

KALLXO.com raportoi sot se edhe PDK-ja e Gjakovës është gjobitur nga PZAP pas një ankese të BIRN dhe Internews Kosova.

KALLXO.com ka raportuar vazhdimisht për shkeljet e partive politike gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale. Deri më tani si rezultat i ankesave të BIRN dhe IKS janë dënuar disa subjekte politike.

Zafir Berisha Dënohet me 1800 Euro për Spotin me Fëmijë

PZAP Dënon Lirak Çelajn

http://kallxo.com/shpend-ahmeti-denohet-nga-pzap/

12 Tetor 2017 - 21:42

Labinot Leposhtica 12/10/2017 - 21:42
NDËRVEPRIMI17

Gazmend Muhaxheri Dënohet nga PZAP

by Labinot Leposhtica
NA NDIQNI

Send this to a friend