Foto: Atdhe Mulla

Gazi Lotsjellës: Hetuesit e Krimeve të Rënda në Kuvend, Presin Udhëzimet

KALLXO.com ka marrë vesh përmes burimeve brenda Policisë së Kosovës se njësitë speciale dhe hetuesit e krimeve të rënda janë brenda objektit të Kuvendit të Kosovës dhe janë në pritje të një shkrese/kërkesë të sekretarit të Kuvendit të Kosovës që të ndërhyjnë.

Në të kaluarën kur deputetët kanë hedhur gaz lotsjellës brenda Kuvendit të Kosovës, ata janë arrestuar nga Policia e Kosovës.