Gazetarët të Shqetësuar me Mbylljen e Seancës Ndaj Azem Sylës

“Ne nuk pajtohemi me veprimin dhe arsyetimin e kryetarit të trupit gjykues në këtë rast Arcadius Sedek, se kjo seancë është e karakterit teknik. Ia bëjmë me dije kryetarit të trupit gjykues se pikërisht kjo seancë paraqet interes të lartë për opinionin publik, pasi këtu vendoset nëse do të ketë shqyrtim kryesor apo jo”, thuhet në reagimin e AGK-së për media.

AGK gjithashtu janë të shqetësuar se mbyllja e seancave tashmë është bërë e zakonshme, duke përmendur rastin e Salih Mekajt dhe atë të njohur si rasti “Stenta”.

“Rikujtojmë gjyqësorin në vend se në të gjitha këto raste, të akuzuar janë persona që kanë mbajtur pozita të rëndësishme udhëheqëse dhe se paraqesin interes të jashtëzakonshëm për opinionin publik. Njëherësh ia bëjmë më dije sistemit të drejtësisë se me mbylljen e seancave është duke ndikuar drejtpërdrejt në prishjen e imazhit si dhe pengimin e mediave që të kryejnë punën e tyre.

Asociacioni i Gazetarëve përveç shqetësimit kërkon edhe nga prokurorët që të mos pajtohen me mbylljen e seancave gjyqësore. AGK vlerëson se mbyllja e seancave po ndikon në dëmtimin e kredibilitetit të gjyqësorit.

http://kallxo.com/mbyllet-per-media-seanca-ne-rastin-e-azem-syles-dhe-te-tjereve/

http://kallxo.com/mbyllet-per-mediat-gjykimi-ne-rastin-stenta/

http://kallxo.com/mbyllen-seancat-ndaj-sali-mekajt/