Ramush Haradinaj në DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Gazetarët i Reagojnë Kryeministrit Haradinaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur i dëshpëruar me deklaratat e kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj i cili ironizoi me përgatitjen profesionale të gazetarëve kur u pyet rreth qëndrimit amerikan për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

NDËRLIDHUR

Përmes një deklarate, AGK tha se e konsideron të papranueshëm veprimin e kryeministrit ndërkohë që deklaratat e bëra nga ai paraqesin “ofendim ndaj gazetarëve në vend”.

“Duke përcjellë me shqetësim këtë deklarim të kryeministrit të ri, ne rikujtojmë se misioni i gazetarëve është që të bëjnë pyetje sa herë që ata kanë nevojë për përgjigje ndërkohë që përmbajtjen e pyetje nuk do të mund ta kontrollojë askush”, tha AGK.

“Me këtë rast, AGK kërkon nga kryeministri Ramush Haradinaj që të jetë bashkëpunues me gazetarë si dhe të punojë intenzivisht në rritjen e bashkëpunimit me media si dhe transparencës së qeverisë”, thuhet në deklaratë.

Më herët gjatë ditës, kryeministri Haradinaj polemizoi me gazetarët kur u pyet rreth një qëndrimi të Ambasadës Amerikane në Kosovë në mbështetje të versionit aktual të marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

Pas takimit me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, në kuadër të vizitave që po bën nëpër ministritë e qeverisë së tij, Haradinaj, i këshilloi gazetarët “të shkojnë më shumë në shkollë” ndërsa i akuzoi ata se “nuk po i kuptojnë” deklaratat e Ambasadës Amerikane.

Polemika erdhi një ditë pasi Haradinaj shkarkoi Komisionin Shtetëror për demarkacionin dhe e emëroi një drejtues të ri të këtij komisioni për ta vlerësuar punën e komisionit paraprak.

“Kam respekt për media shumë, besoni, por shumica prej jush a s’dini me lexu anglisht, a s’po doni me kuptu çka kanë thënë, problem është i juaji. S’kam ndonjë koment. Ju po raportoni pa e ditë si po raportoni, besoni. Shkoni më shumë në shkollë, kqyrni çka po thonë ata”, tha Haradinaj.

“E kam lexu deklaratën e tyre. Kjo që po thua ti ‘amerikanët nuk po pajtohen’ nuk është ashtu. Nuk ka asnjë fjalë diku që thotë s’pajtohemi me këtë apo me atë”, shtoi kryeministri i Kosovës.

Sido që të jetë, ai nuk pranoi të përgjigjet në pyetjen e gazetares për deklaratën e ambasadës amerikane.

“Herën tjetër, kur të jeni më të saktë në atë se çka kanë thënë ata, edhe unë ju përgjigjem”, tha ai në fund.

 

13 Shtator 2017 - 14:26

Përparim Isufi 13/09/2017 - 14:26
NDËRVEPRIMI0

Gazetarët i Reagojnë Kryeministrit Haradinaj

by Përparim Isufi
NA NDIQNI

Send this to a friend