Gazetarët Pengohen në Kuvend, Gazi Lotsjellës Jo

Drejtuesit e Kuvendit penguan gazetarët të raportojnë nga kryesia por nuk arritën ta parandalojnë gazin lotsjellës të depërtojë sërish në mbledhjet e këtij institucioni.

Një pjesëmarrës në mbledhjen e kryesisë nga Lëvizja Vetëvendosje raportohet se ka hedhur gaz lotsjellës në kohën kur anëtarët e kryesisë për shqyrtonin futjen në rend të ditës për seancën e ardhshme të Kuvendit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit Kosovë—Mali i Zi.

Hedhjen e gazit lotsjellës e konfirmoi Valmir Klaiqi, këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.