Azem Syla në Polici - Foto: KALLXO.com

Gashi Ankohet për Paraburgimin e Azem Sylës

Ankesën në Apel Gashi e konfirmoi për KALLXO.com.

“Kam bërë ankesë ndaj vendimit për caktimin e masës së paraburgimit dhe Gjykata e Apeklit ende nuk ka marrë vendim në lidhje me ankesën,” tha avokati Gashi.

Gashi tregoi edhe të hënën se ankesën e kishte gati, por nuk mund ta dorëzonte në Apel për shkak të ditës së festës.

Sipas Ligjit për Festa Zyrtare nëse dita e ndonjërës prej tyre bie në vikend, pushim për të bëhet në ditën e parë të javës.

Pasi 1 Maji-Dita e Punëtorëve ishte të dielën, për të nuk u punua të hënën që shkoi.

http://kallxo.com/1-maji-shtyn-ankesen-per-azem-sylen/

Azem Sylës paraburgimi prej 1 muaji iu caktua të shtunën e 30 prillit, kur  edhe u dërgua në burgun e Dyzit.

Azem Syla dhe një grup prej rreth 50 personash dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që janë marrë me tjetërsim të pronave shoqërore në Veternik dhe Çagllavicë.

Ai u kërkua nga policia më 27 prill, por nuk u gjet në shtëpi, ndërsa u dorëzua dy ditë më pas.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” shfaqi të premten e 29 prillit pamjet e bastisjeve në ambientet e Sylës dhe personave tjerë të dyshuar.

https://www.youtube.com/watch?v=jkG5AkwMFO0

Deri tash bashkë me Sylën janë arrestuar edhe 7 persona tjerë.