'Garda e Vjetër' Rimerr Kontrollin e UP-së

Të gjithë ish anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së që votuan për shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu në tetor të vitit të kaluar, i kanë rikonfirmuar pozitat e tyre në këtë këshill.

Votimi për anëtarët e KD të UP-së u bë sot në senat.

Rezultatet treguan se Zeqir Veselaj, Fevzi Berisha e Beqir Sadikaj morën nga 27 vota, Kemajl Bislimi mori 26 vota ndërsa Alberta Troni 24.

Para votimit, dekani i Fakultetit Juridik të UP-së, Haxhi Gashi hoqi dorë nga e drejta për votim për shkak të konfliktit të mundshëm të interesit, meqë kandidati për Këshill Drejtues, Beqir Sadikaj, është vjehrri i tij.

Tani mbetet që edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë t’i emërojë katër anëtarë të Këshillit Drejtues të UP-së. [interaction id=”56bdb46ce55f8d3b22bfe497″]

Emisioni Jeta në Kosovë, javën e kaluar ia ka kushtuar zgjedhjeve në UP dhe mundësisë që këto zgjedhje ta dërgojnë institucionin më të madh të arsimit të lartë në Kosovë drejt reformimit apo deformimit.