Gani Bernjashi mbajti 9 vite burg për përdhunimin e një të miture

Gani Bernjashi, babai i 14 vjeçarit nga Karaçevë e Poshtëm të Komunës së Kamenicës, përveç dyshimeve të veprës penale të vrasjes së djalit të tij, pas dhunës së ushtruar ndaj tij dy netë me parë, para disa viteve kishte mbajtur 9 vite burg për përdhunim të një të miture.

KALLXO.com ka siguruar kërkesën e paraburgimit për Bernjashin në lidhje me vrasjen e djalit të tij.

Njëra nga pikat e arsyetimit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, që Bernjashi të mos mbrohet në liri është edhe pika ku thuhet se i njëjti ka kryer një vepër përdhunimi ndaj një të miture.

“…arsyeja e tretë qëndron në peshën e veprës penale të kryer meqë kemi të vejmë me një vrasje të cilësuar të rëndë si dhe duke marrë parasysh rrethanat e kryerjes së veprës penale dhe karakteristikat personale të kryerësit meqë i njëjti para disa viteve është dënuar dhe ka mbajtur dënimin prej 9 viteve me burg për veprën penale të dhunimit të një të miture- fëmijë, ashtu qe me mbrojtjen në liri i njëjti edhe mund të përsëris kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale..”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

http://kallxo.com/femija-vdes-si-pasoje-e-dhunes-fizike-arrestohet-babai/

http://kallxo.com/prokurori-jep-detaje-per-vdekjen-e-femijes-ne-kamenice-si-pasoje-e-dhunes-nga-babai/

http://kallxo.com/ekskluzive-kerkesa-e-prokurorise-per-babane-e-dyshuar-se-e-mbyti-djalin-e-tij/

http://kallxo.com/nje-muaj-paraburgim-per-babane-e-dyshuar-se-mbyti-djalin-e-tij/