Foto: RTV 21

Gabriel Uron Thaçin për 10 Vjetorin e Pavarësisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi priti në takim sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel.

Ministri gjerman, Sigmar Gabriel ka uruar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin për 10 vjetorin e pavarësisë, kurse ky i fundit ka falënderuar ministrin gjerman për vizitën që i ka bërë shtetit tonë.

Gabriel mbrëmë është takuar me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Pas këtij takimi, ai ka thënë se gjatë vizitës së tij në Serbi ua ka bërë të qartë se për t’u integruar në Bashkimin Europian duhet ta njohin Kosovën./21Media