Tabela që tregon rrugët drejt Hasit | Foto: KALLXO.com

Gabimi që çoi në Bregdri Disa Banorë të Zymit

Disa banorë të fshatit Zym janë ankuar në KALLXO.com se janë përfshirë në listën e votimit të fshatit Bregdri.

Nysret Bytyqi nga Këshilli Komunal Zgjedhor e pranoi kur foli për KALLXO.com se një pjesë e votuesve të një lagjeje të Zymit për shkak të mbiemrit që kanë pasur kanë dalë në listën zgjedhore të Bregdrinit.

Bytyqi tha se këta banorë përsëri do të kthehen në listat e Zymit.

Ngatërrimi i listave sipas Bytyqit është bërë pasi votuesit e fshatit Bregdri kanë kërkuar që disa vjet qendër votimi në këtë fshat dhe këtë radhë ajo u është mundësuar edhe në fshatin e tyre, por edhe në Zym.

Bytyqi këtë gjë e cilësoi pozitive.

Zgjedhjet e parakohshme që po zhvillohen sot, u caktuan pasi Kuvendi i Kosovës me një mocion mosbesimi rrëzoi qeverinë më 10 maj.

Të drejtë vote në zgjedhjet e 11 qershorit kanë 1 milion e 872 mijë e 941 votues në 889 qendra votimi.

Votues që kanë të drejtë vote për herë të parë janë 118 mijë e 448 persona, ndërsa nga listat janë larguar 33 mijë e 542 persona të vdekur.

Zgjedhjet do të monitorohen nga 30 mijë vëzhgues, 100 nga ta të BE-së.