Gabime Drejtshkrimore në Orën Letrare për Skënderbeun

Ora letare e organizuar nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për nder të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu nuk ishte perfekte në çdo detaj.

Në vetëm katër fjalët që organizatorët e kësaj ore i kishin shtuar logos kombëtare për Vitin e Gjergj Kastriotit kanë bërë gabime drejtshkrimore.

Mbi këtë logo ishte shkruar ‘550 Vjetë”, në vend se “550 Vjet”.

Në këtë ngjarje të mbajtur dje, Haradinaj tha se Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është krijues i lirisë dhe inspirues për krijuesit.

“Me këtë manifestim po e nisim vitin jubilar. Skënderbeu u përket shqiptarëve, por edhe ballkanasve të tjerë, pasi që ai u përkiste tri feve dhe thonë se fliste gjuhët e Ballkanit. Ideali i tij ishte liria. Me orën e Gjergjit po nisemi në rrugëtimin epik të vitit të Skënderbeut. Skënderbeu ishte ndër të parët në Ballkan me vizion, ai ishte dje, vazhdon të jetë fija e artë që na lidh me aleatët tanë që na u gjenden në ditë të vështira, por na mbështetin edhe tani”, tha ai.