FOTO ILUSTRIM

Fyen dhe Sulmon Zyrtarët Policorë

Policia ka arrestuar mbrëmë në Gjakovë një person, i cili ka fyer si dhe ka sulmuar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur në rr. “UÇK” në ora 23:55.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Këtë rast Policia po e trajton si sulm ndaj personit zyrtar.