Foto-ilustrim

I Futen në Lokal, i Vjedhin 9 Kompjuterë

Një qytetar ka raportuar në Polici se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e lokalit të  tij me ç’rast kanë vjedhur nëntë kompjuterë.

Rasti, i cili nga Policia po trajtohet si vjedhje e rëndë, ka ndodhur në rr. “Tahir Zemaj” në Fushë-Kosovë dje rreth orës 12 :25.

Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin.