Foto-ilustrim| Foto: Atdhe Mulla

Fushë Kosova 'Tradhton' LDK-në

Lëvizja e Albin Kurtit ka arritur të fitoj shumicën e votave edhe në një bastionin tjetër të LDK-së atë të Fushë Kosovës.

Komuna e cila udhëhiqet nga kryetari Burim Berisha i ka dhënë Vetëvendosjes 4 mijë e 582 vota apo rreth 100 vota më pak sesa ka marrë koalicioni LAA.

Sipas rezultateve të KQZ-së ky koalicion në këto zgjedhje ka marrë 4 mijë e 484 vota. Siç shihet në regjistrat e KQZ-së votat e tjera të kësaj komune rreth 2 mijë i takojnë koalicionit PAN.