Ilustrim

Fushë-Kosova Shpenzon 3 Mijë Euro për Zbukurim me Lule

Komuna e Fushë Kosovës ka bërë mbjelljen e luleve në hapësirat publike duke e shndërruar këtë gjë në aktivitet të përvitshëm.

Zëdhënësi i Komunës Ali Topalli tha për KALLXO.com se lulet do të mbillen në Rrugën “Nëna Terezë” dhe në hapësirat tjera publike.

“Lulet do të mbillen përgjatë hapësirës së gjelbëruar në Rrugën ‘Nëna Terezë’ në    Fushë-Kosovë dhe në hapësirat publike të caktuara të territorit të komunës së  Fushë-Kosovës”, ka thënë Topalli.

Ai po ashtu tha se fituese e kontratës është një kompani nga Podujeva dhe se vlera e kontratës është rreth tre mijë euro.

Më tutje zëdhënësi i kësaj komune tha se mbjellja e luleve është aktivitet i përvitshëm.

“Komuna e Fushë-Kosovës bën mbjelljen e luleve tani  5 vjet”, tha Topalli.

KALLXO.com ka shkruar më herët edhe për zbukurime me lule në Prishtinë e Suharekë.

http://kallxo.com/pranvera-e-400-mije-luleve-ne-prishtine/

http://kallxo.com/suhareka-pret-pranveren-me-lule/