Qeveria e Kosovës | FOto: KALLXO.com

Funksionalizohet Agjencia e Punësimit

Sipas një komunikate të Zyrës së Kryeministrit, procesi i emërimit është bërë në harmoni të plotë me legjislacionin dhe në pajtim me Marrëveshjen me Qeverinë Britanike, e cila u ofron mbështetje institucioneve në procesin e rekrutimit të pozitave të larta.

“Agjencia e Punësimit do të fuqizojë edhe më tepër politikat e punësimit, ndërsa viti 2017 do të jetë edhe më premtues”, thuhet në njoftim.

“Gjatë 2 viteve punë, shërbimi i punësimit identifikoi 25,643 vende të lira pune, një ngritje prej mbi 200% krahasuar 2014 me 2016. Në fakt vitet 2015 dhe 2016 shënojnë regjistrimin më të lartë të vendeve të lira të punës të regjistruara nga shërbimi punësimit në dhjetë vitet e fundit”, thuhet po ashtu në komunikatë.

“Në dy vite ndërmjetësuam në punësim mbi 12,928 punëkërkues dhe filluam masat aktive të tregut të punës, si subvencionimi i pagave, trajnimi në punë, grantet, trajnimet në Qendrat e Aftësimit Profesional, si dhe lehtësuam punësimin në Gjermani dhe heqjen e lejeve për punësim në Shqipëri”, thekson komunikata.

KALLXO.com raportoi sot se Qeveria ka emëruar Dren Haraqijën drejtor të përgjithshëm të Agjencisë së Punësimit.

http://kallxo.com/dite-e-emerimeve-nga-qeveria/