Foto Ilustrim : Faqja e Komunes se Prizrenit

Funksionalizohen Webfaqet e Komunave të Kosovës

38 Komunat e Kosovës janë bërë me webfaqe te reja në të cilat gjenden informacionet mbi aktivitetet e qeverisjes komunale e të tjera.

Pasi disa javë të bllokimit të faqeve të komunave në internet që patën lënë si opsion vetëm ‘Facebook’, për transparencën e komunave, janë hapur faqet me dizajn të ri nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

E para që njoftoi për rifunksonalizimin e faqeve ishte Komuna e Gjilanit përmes një postimi në ‘Facebook’.

Faqet  e komunave tashmë kanë adresën https://kk.rks-gov.net/prizren/ ( duke ndërruar emrin e komunës përkatëse brenda linkut.

KALLXO.com pati raportuar mbi bllokimin e webfaqeve të vjetra të komunave.

http://kallxo.com/bllokohen-webfaqet-e-komunave/