Seminari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s - Foto: KALLXO.com

Fungo: Gjendja e Sigurisë Është Përmirësuar Dukshëm

Veprimet e KFOR-it kanë ndryshuar dhe janë përshtatur, por megjithatë janë në përputhje me misionin e para 17 viteve: ambient i qetë dhe i sigurtë dhe liri e lëvizjes, ka thënë komandanti i KFOR-it Giovanni Fungo në sesionin e tretë të Seminarit të 93-të ROSE-ROTH të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku po diskutohet e ardhmja e NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Gjendja e sigurisë këtu është përmirësuar dukshëm, tha Fungo, duke treguar se për dallim nga viti 2002 kur KFOR-it kishte 36 mijë ushtarë, tash, 14 vjet më vonë, ka vetëm 4,500.

http://kallxo.com/thaci-raportet-kosove-serbi-nuk-jane-kercenim-per-sigurine/