Prishtina. Foto: Kallxo.com
Fundjavë e Ngrohtë
28.7.2017 - 16:13
Instituti hidrometrologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në fundjavë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius
Vranësirat ditën e diell vende-vende mund të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 7m/s