Foto: RTV 21

Fshati me një Banor

Vetëm një banor, 70 vjeçi Sabit Maliqi është duke jetuar në fshatin Graxhenik të Kamenicës.

Ai tha për rtv21.tv se shumë rrallë i vijnë mysafirë.

“Jeta është gjithqysh”, tha Maliqi që u ankua për rrugën e pashtruar të fshatit.

Ai tregoi se edhe gruan që dy muaj e ka dërguar në Prishtinë që ajo të jetë më afër shërbimeve shëndetësore.

Maliqi tha se që nga viti 2005 vetëm me gruan e tij jetojnë në fshat.

Ai gatuan vetë dhe ka edhe bletë e pula, ndërsa thotë për rtv21.tv se nuk e pëlqen jetën në qytet.

“Vetë çorbat, vetë krejt, vetë pasulin, kompirin, krejt i baj vetë”, thotë Maliqi.