Paralajmërimi për palët e përfshira në zgjedhje | Foto: KALLXO.com

‘Frika’ Ruan Votën

Në Qendrën e Votimit 1001 X në Shkollën “Andrea Durrsaku” të Kamenicës palët në procesin zgjedhor paralajmërohen përmes një njoftimi se do të kenë pasoja nëse prishin rendin.

Subjektet e përfshira në procesin zgjedhor por edhe votuesit paralajmërohen se shkolla vëzhgohet nga kamerat.

“Të gjitha provat përmes video-incizimeve do t’ia ofrojë prokurorisë dhe policisë së shtetit”, thuhet në paralajmërim.

KALLXO.com ka shkruar edhe për ecje të mirë të procesit zgjedhor në një shkollë që ka kamera sigurie.