Konferenca e Krasniqit dhe Konjufcës | Foto: KALLXO.com

Frashër Krasniqi Tregon Çfarë do t’u Thoshte Deputetëve

Pasi iu ndalua fjala nga Kadri Veseli, deputeti Frashër Krasniqi tregoi çfarë do t’u thoshte deputetëve.

Krasniqi tha se do t’i pyeste deputetët nëse do t’i kërkojnë falje që të akuzuarit për terrorizëm sipas tij i quajtën terroristë.

“Unë e kam pasur një lutje për deputetët që na kane quajt terroristë, kam pas me i pyet se çka doni me na thanë neve, a doni me u kërku falje familjeve tona”, tha Krasniqi, që bashkë me tre aktivistë të VV-së akuzohet për sulmin në Kuvend.

Rasti i sulmit në Kuvend është kthyer në rigjykim.

Siç mund ta dini të hënën Gjykata e Apelit i liroi aktivistët e VV-së. Unë kam dalë këtu për t’ua parë fytyrën juve deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së edhe t’ua bëj disa pyetje”, tha Krasniqi, kur u ndërpre nga Veseli.

Veseli tha se nuk do t’ia lejojë fjalën Krasniqit.

Regjia ndalja fjalën. Edhe patriotizëm ke dalë e po na shet a? Nuk ke me folë sot derisa të jem kryetar për këto tre minuta”, tha Veseli.

Këtë veprim të Veselit, Glauk Konjufca e vlerësoi veprim prej gangsteri.

“Kadri Veseli u tregua si gangster. Mënyra qysh ia ndali fjalën Frashërit dhe qysh mu qas mu, kjo tregon që Veseli e quan hala Frashërin terrorist dhe mund të shihni qe Kadri Veseli ështe mbrapa saj”, tha Konjufca.

Konjufca tregoi se Vetëvendosja nuk do të marrë pjesë në këtë seancë.

“Ne nuk do të marrim pjesë në këtë seancë dhe do te shikojmë hapat e mëtutjeshëm, do i ngrisim si çështje shkeljen e rregullores, nuk ia kanë lanë baba i vet ketë Kuvend”, tha Konjufca.

http://kallxo.com/veseli-ja-ndalon-fjalen-frasher-krasniqit/