Frashër Krasniqi

Frashër Krasniqi Shpreh Keqardhje për Incidentin

Deputeti i Vetëvendosjes Frashër Krasniqi, pas incidentit me kolegun e tij nga Nisma Milaim Zekën, duke iu drejtuar qytetarëve nëpërmjet Facebook-ut, shprehu keqardhje për atë që ndodhi në studiot e Klan Kosovës.

“Më vjen keq për situatën që u krijua sot”, nisi postimin e tij Krasniqi.

Ai më tutje konstatoi se është shumë e vështirë të përmbahesh në një debat me Milaim Zekën.

“Dola në debat me Milaim Zekën, duke mos e llogaritur se sa e vështirë është të përmbahesh në debat me një njeri të tillë. Pavarësisht mesazheve mbështetëse, nuk do të dëshiroja që çështjet politike të zgjidhen në këtë mënyrë”, shkroi Krasniqi.

Deputeti i Vetëvendosjes pastaj shkroi se “pushtetit kriminal të Klanit Pronto nuk i ka mbetur përfaqësues tjetër përveç Milaim Zekës. Me ta nuk mund të bisedosh për politikë, ekonomi, etj. E vetmja gjuhë që dijnë është gjuha e shpifjeve dhe fyerjeve të rënda”.

Në debatin e sotëm mes Frashër Krasniqit e Milaim Zekës të shoqëruar me fyerje të dyanshme e polemika, sipas pamjeve, gjërat eskaluan kur Krasniqi hodhi ujë drejt Zekës, ndërsa më pas Zeka ia ktheu në të njëjtën mënyrë.

Pastaj në një moment Krasniqi u pa të ngrihet nga karrigia e studios për të nisur sulmin fizik ndaj Zekës.

Incidentin e dënoi Qeveria e Kosovës, ndërsa policia paralajmëroi marrje të masave të nevojshme.

http://kallxo.com/qeveria-reagon-per-incidentin-mes-deputeteve/

http://kallxo.com/qeveria-reagon-per-incidentin-mes-deputeteve/