Frashër Krasniqi Akuzon Abelard Tahirin, Ndërhyn Kryeministri

Në debatin për vdekjen e Astrit Deharit, deputeti i VV-së, Frashër Krasniqi ka akuzuar edhe ministrin e drejtësisë, Abelard Tahirin për përfshirje direkte në këtë rast dhe e ka quajtur ‘prokuror publik’, i cili ka përmendur emra, e për këtë i ka kërkuar ministrit të kërkoj falje.
“Është pikërisht, ministri i drejtësisë, Abëlard Tahiri që ka dhënë  deklarata publike dhe e ka përfshi veten pibikisht, e ka marr rolin e prokurorit publik, duke përmendur emra”, tha ai.

Krasniqi i kërkoi ministrit të kërkojë falje publike.

“A nuk do të ishte korrekte që ju me dal me thanë në këtë foltore se kam gabu që jam përzi, kërkoj falje që i kam thënë”, tha ai.

Ndërsa Kryeministri , Ramush Haradinaj kërkoi të mos bëhet gjykim publik, duke i thënë që pikërisht në kohën e ministrit Abelard Tahiri ata janë liruar.

“Afishimi e gjykimi publik nuk i jep efektet. Po në kohën e këtij ministri, Ju u lirut”, tha Haradinaj.

E Krasniqi i tha që i ka liruar Gjykata e Apelit, por siç u shpreh për arsye se ky rast “nuk ju duhet më politikisht”.

Më pas ministi Abelard Tahiri tha se rasti Dehari do të marrë epilog gjatë mandatit të tij, dhe se ata që kanë qenë fajtor, qoftë brenda a jashtë institucioneve do të dalin para drejtësisë.

“Jam i bindur që në kuadër të këtij mandati ne do ta zbardhim [këtë rast] dhe ky institut do të na ndihmojë ta zbardhim një herë e mirë këtë rast”, tha ai.