Franca voton për zgjedhjen e pasardhësit të presidentit François Hollande, i cili nuk ka garuar për një mandat të dytë

Franca Voton për Presidentin e Ri

Rreth 50,000 policë dhe 7,000 ushtarë janë angazhuar në gjithë vendin për të ofruar siguri në vendvotime.

Njëmbëdhjetë veta janë në garë për presidentin e ardhshëm, përfshirë edhe kandidatë të ekstremit të djathtë e të majtë, raporton BBC.

Megjithatë, nuk pritet që ndonjëri prej tyre të fitojë 50 për qind të votave sa nevojiten për t’u zgjedhur. Prandaj, dy kandidatët që do të marrin më së shumti vota do të shkojnë në rrethin e dytë që do të mbahet më 7 maj.

Megjithatë, kandidatët më seriozë duket të jenë katër: konservatori François Fillon, liderja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, liberal-centristi Emmanuel Macron dhe kandidati i ekstrmit të majtë Jean-Luc Mélenchon.

Gjatë fushatës, kandidatët kanë ofruar vizione të ndryshme për Evropën, imigracionin, ekonominë dhe identitetin francez.

Vendvotimet janë hapur në ora 8:00 dhe do të mbyllen në ora 20:00.