Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Fotot e Facebookut e Dërgojnë në Polici Gjilanasin

Një burrë nga Gjilani është arrestuar pasi që kishte postuar fotografi në Facebook ku shihej se kishte armë.

Policia e Kosovës njofton se dje në orët e mëngjesit kishte arrestuar të dyshuarin dhe ka konfiskuar një armë automatike AK/47 me dy karikator dhe tëtë fishekë të kalibrit 7.62 milimetra.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të arrestimit në lidhje me fotografi me armë të postuara në Facebook.

http://kallxo.com/arrestohet-se-postoi-fotografi-me-arme-ne-facebook/