Foto: Atdhe Mulla

Fotografimi i Votës, Dukuri që po Përsëritet

Fotografimi i votës është bërë një “epidemi” që po shoqëron proceset zgjedhore në Kosovë.

Në muajin qershor të këtij viti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nxori një vendim për ndalimin e fotografimit të votës.

Vendimi i KQZ-së si duket nuk u përfill nga të gjithë votuesit,

KALLXO.com raportoi se gjatë ditës së djeshme në komunën e Prizrenit u ndaluan 4 persona për fotografim vote.

Dy raste të tjera u raportuan edhe në komunën e Ferizajit.

Fotografim të votës kishte edhe në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

Në komunën e Shtërpcës një votues ishte intervistuar nga Policia e Kosovës pasi kishte fotografuar votën.

Një person tjetër ishte ndaluar nga Policia në Prizren.

Në komunën e Mitrovicës u arrestuan 2 persona për një veprim të tillë.

Në vitin e kaluar zgjedhje të parakoshme lokale u mbajtën në komunën e Drenasit.

Këto zgjedhje u mbajtën pasi që Gjykata e Apelit ia kishte konfirmuar dënimin tashmë ish kryetarit Nexhat Demaku.

KALLXO.com raportoi se kishte kishte fotografime të votës në vendvotime.

Një raport thotë se fotografim të votës kishte në fshatin Tërstenik e Polluzhë.