Fotografia e ish Presidentes në Dysheme të Prokurorisë së Shtetit

Pikërisht një vit më parë, Aleksandër Lumezi mori dekretin nga Atifete Jahjaga për postin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Një vit më vonë, Atifete Jahjaga e ka lëshuar pozitën e Presidentes meqë i ka përfunduar mandati dhe fotografia e saj e vendosur në murin e sallës së konferencave në Zyrën e Kryeprokurorit, është zëvendësuar me atë të Presidentit të ri, Hashim Thaçi.

Por fotografia e larguar nga muri e Atifete Jahjagës është lënë në një dhomë që shërben për përkthyesit e Prokurorisë, në dysheme.

Kamera e KALLXO.com e ka vërejtur fotografinë sot gjatë konferencës për shtyp në të clën Prokuroria e Shtetit prezantoi raportin vjetor.