Fotografi të Mishit të Konfiskuar në Ferizaj

Inspektorati i komunës së Ferizajt ka zhvilluar një aksion të gjerë të kontrollit të cilësisë së mishit në këtë komunë.

Sipas një njoftimi të komunës mbi 1 ton mish dhe nënprodukte të tij dhe produkte të tjera shtazore të cilat janë konstatuar si të prishura, dëmtuara dhe skeduara janë konfiskuar.

 

Një aksion i tillë ka ndodhur në vazhdën e disa veprimeve për rritjen e kontrollit dhe zbatueshmërinë e ligjeve në fuqi të ndërmarra nga Inspektorati Komunal, veprime këto që ditëve në vijim do të shtrihen edhe në fusha të tjera për inspektim.