Vendi ku u gjetën mbetje mortore afër Gjakovës. Foto: Kallxo.com

Fotografi nga Vendi ku u Gjetën Mbetje Mortore Afër Gjakovës

Nga një urdhëresë e lëshuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) e 14 nëntorit, Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) ka filluar ekshumimin e disa mbetjeve mortore në zonën industriale afër fabrikës ‘Metaliku’ në Gjakovë para 4 ditëve.

I kontaktuar në telefon, komandanti i Stacionit Policor, Kristë Gjokaj tha për Kallxo.com se zona është siguruar dhe puna pritet të vazhdojë javën e ardhshme.

“Vlerësimi apo ekshumimi ka filluar me datën 23 nëntor dhe  gjatë ekshumimit besohet të jenë gjete së paku dy trupa qe dyshohet i takojnë periudhës se luftës së fundit në Kosovë. Ekshumimi është ndërprerë për shkaqe teknike, me gjasë do të fillojë javën e ardhshme ku duhet të gërmohet për mbetje tjera eventuale mortore”, tha Gjokaj.

Ai shtoi se vendi i ngjarjes është siguruar dhe po ruhet në vazhdimësi nga Policia e Kosovës me kërkesë të Prokurorit Special.

Kallxo.com sjell fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihen eshtra në një bunker mes plehrash, të ndërtuar në kohën e ish Jugosllavisë.

Sot, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, konfirmoi gjetjen e mbetjeve mortore të tre personave.