Fotogaleri: Stuhi në Novi Sad, Një i Vdekur

Një grua ka mbetur e vdekur dhe një kalimtar 83 vjeçar ka marrë lëndime  të rënda kur një dru u rrëzua dhe ra mbi një veturë që po lëvizte në qytetin e Novi Sadit në Serbinë veriore të enjten.

Autoritetet e qytetit konfirmuan për televizionin N1 se dëme të mëdha janë shkaktuar nga stuhia me shi që goditi të mërkurën këtë qytet.

I lënduari është transportuar në spital dhe po merr trajtim mjekësor.

Balkan Insight ka bërë një përzgjedhje të fotografive të agjencisë së lajmeve Beta për gjendjen në Novi Sad gjatë dhe pas furtunës.