Foto: Atdhe Mulla

FOTOGALERI- Marshi për të Drejtat e Njeriut në Prishtinë

Avokati i Popullit dhe organizatat e shoqërisë civile nënshkruan sot një deklaratë të përbashkët në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Në Deklaratë, i bëhet thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i adresojë me prioritet çështjet e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe t’u ofrojë përkrahje më të fuqishme institucionale në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut,  mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si dhe organizatave joqeveritare.

Deklarata gjithashtu u bën thirrje institucioneve të Kosovës për krijimin e masave efektive për ushtrimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, të përcaktuara nga Kushtetuta e Kosovës dhe instrumentet ndërkombëtare.

“U bëjmë thirrje të gjithë akterëve të pushtetit shtetëror, që t’i fuqizojnë përpjekjet për promovimin dhe edukimin mbi të drejtat e njeriut dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, thuhet në Deklaratë.

Pas nënshkrimit të Deklaratës, pjesëmarrësit në këtë ngjarje bënë një marsh nga sheshi “Skënderbeu” te sheshi “Zahir Pajaziti” në nën moton “ Çohu për të drejtat e njeriut”.

Fotoreporteri i KALLXO.com, Atdhe Mulla, sjell një fotogaleri nga aktivitetet e sotme në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Kosovë.

Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla