FOTO: Gjendet Trupi i Pajetë i Fëmijës së Humbur në Lumbardh

16 vjeçi me inicialet H. B. u përfshi nga rrjedha e lumit në Gllaviçicë të Pejës.

Gazetari i KALLXO.com ishte i pranishëm kur ekipet e shpëtimit po zhyteshin në Lumbardh në kërkim të trupit të viktimës.

Rreth orës 12:00 ekipet e zhytjes gjetën trupin e pajetë në lumë, 700 metra me poshtë vendit ku H. B. ra në lumë ditën kritike.

Gjetjen e trupit të të miturit e konfirmoi për KALLXO.com togeri i FSK-së, Agron Murati.

“Sot njëri prej ekipeve që ka qenë përgjatë rrjedhës së lumit të zhytësve të FSK-së, kanë hasur në personin e humbur edhe e kemi gjetur. Të njëjtën kohë kanë qenë edhe klubi tjetër i zhytjes “Trepça” që ka qenë në kërkim, i cili klub na ka ndihmuar dhe i falënderojmë qe na kanë ndihmuar për viktimën që kemi gjetur. Tash po presim me ju dorëzuar institucioneve tjera edhe me vazhduar me proceduar tjera ligjore,” tha Murati.

Gjetjen e të mbyturit me inicialet H. B. e bëri të ditur edhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, Muhamet Mahmuaj.

“Është rast shumë i hidhur po sido që të jetë, qoftë edhe këto momente është një e arritur që është gjetur kufoma për të mos i lënë familjarët në pritje dhe ankth,“ tha Mahmutaj.

http://kallxo.com/zhduket-ne-lumbardh-nje-16-vjec/

Aktualisht, ekipet mjekësore dhe të policisë janë në pritje që trupin e pajetë ta dorëzojnë te organet e mjekësisë ligjore.

peje1 peje2